Le Havre, skuadër e ligës së dytë franceze, por dikur kishte futbollistë që sot janë yje: Mahrez e Payet deri tek Pogba

Sporti

Le Havre, skuadër e ligës së dytë franceze, por dikur kishte futbollistë që sot janë yje: Mahrez e Payet deri tek Pogba

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:55
Le Havre

 

Le Havre është skuadër franceze e cila gjendet në po të njëjtin qytet ndërsa është themeluar në vitin 1872.

Le Havre u paraqit për herë të parë në kampionatin e elitar të Francës në vitin 1899, por që asnjëherë nuk është bërë kampion.

Megjithatë, ajo ndër vite ka pasur në radhët e veta shumë lojtarë të cilët sot janë emra të futbollit evropian dhe më gjerë.Steve Mandanda, Dimitri Payet e Paul Pogba ishin ndër futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit në njëzet vjetët e fundit.

Por, para dy vjetëve pjesë e skuadrës ishte edhe i sapotransferuari te Real Madridi, Ferland Mendy, i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Lyonit.

Ndryshe, Le Havre aktualisht është skuadër që bën gara në ligën e dytë të Francës, përkatësisht Ligue 2. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat