Barca në pritje të ofertave për Umtitin

Sporti

Barca në pritje të ofertave për Umtitin

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 06:20
Foto

Samuel Umtiti është gjithnjë e më pranë largimit nga Barcelona në këtë afat kalimtar – bën të ditur gazeta spanjolle, Sport.

Klubi katalunas do të fillojë t’i marrë parasysh ofertat që do të vijnë në vlerë prej 50 milionë eurosh për qendërmbrojtësin francez.

25-vjeçari nuk është pjesë e formacionit bazë të Blaugranëve për sezonit e ri, duke qenë se vendin e tij e ka zënë Clement Lenglet.

Për më shumë, ai pësoi një lëndim të gjurit në edicionin e kaluar dhe mbeti prapa në përzgjedhjet e trajnerit Ernesto Valverde.

Barca kërkon së paku 50 milionë euro për mbrojtësin, për të cilin kanë shprehur interesim Juventusi dhe Manchester Unitedi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat