Djaloshi i artë i KK Rinia

Sporti

Djaloshi i artë i KK Rinia

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:40
Djaloshi i artë i KK Rinia

Karateisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe i KK Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës, Nedim Shaqiri ka hyrë në finalen e madhe të kupës së Botës në karate, i cili po zhvillohet në Umag të Kroacisë.

Ai në kategorinë U14 ÷40 kg sonte prej orës 21:30 do të luftoj për medaljen e artë në këtë garë të madhe botërore. 

Shaqiri deri në finale ka zhvilluar katër luftëra të cilat i ka fituar në mënyrë bindëse. Ndaj ukrainasit dhe kroatit shënoi fitore prej 3-0, boshnjakun 4-0, kurse në gjysmëfinale deklasoi karateistin hungarez me rezultat 5-0.

Meritë të madhe për këtë sukses të madh ka edhe trajneri i tij, Seful Osmani, i cili është në rrugë të mbarë që të sjell në vendlindjen e tij edhe një titull kampioni. Sot të gjithë do të jemi me Nedimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat