Barcelona prezanton Griezmann, fanela me numër 17 - Bota Sot
Barcelona prezanton Griezmann, fanela me numër 17

Sporti

Barcelona prezanton Griezmann, fanela me numër 17

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:33
Antoinne Griezmann

Antoinne Griezmann bëri prezantimin zyrtar si futbollisti më i ri i Barcelonës në pasditen e së dielës. Sulmuesi francez firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin kampion të Spanjës që ditë më parë pagoi klauzolën e kontratës së futbollistit prej 120 milionë Eurosh.

Në konferencën për shtyp ku të pranishëm ishin edhe presidenti Bartomeu dhe Drejtori Sportiv Eric Abidal, Griezmann nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë transferim që pritej të ndodhte vitin e kaluar, por në atë kohë ai vendosi të qëndrojë te Atletico.

“Nuk pendohem sepse në atë kohë ishte gjëja që doja. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se tani unë e Barcelona jemi bashkë. Dua vërtet të vesh këtë fanelë dhe nëse do të më duhet të kërkoj falje, këtë do ta bëj në fushën e lojës ku unë flas më mirë”, thotë ai.

Kur gjatë kësaj vere u rihapën tratativat për kalimin e Griezmann në Camp Nou, në media u fol se Messi e Suarez ishin kundër ardhjes së tij në skuadër.

‘Mundet. Do ta shoh pritjen e tyre kur t’i takoj, por mendoj se me assistet e mi do të rregullojmë gjithcka’, vazhdon më tej.

Në fund Griezmann foli edhe për Atletico madrid ndarja me të cilin nuk ishte shumë e mirë duke parë polemikat e shpërthyra së fundmi. Sulmuesi 28 vjeçar deklaroi se për të ishte e vështirë të largohej nga Atletico që e konsideronte si shtëpinë e tij.

Ai shtoi se e admiron dhe e respekton këtë skuadër për të cilën dha maksimumin në fushën e lojës nga fillimi deri në fundin e sezonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...