Liza Kika, një talente që po vjen në Kosovë!

Sporti

Liza Kika, një talente që po vjen në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2019 Në ora: 16:57
Liza Kika, një talente që po vjen në Kosovë!

Sporti i gjimnastikës është prej sporteve më të vështira dhe art në vete. Me këtë sport merren shumë të reja e të rinj, ku i kushtojnë vëmendje të posaçme. 

Image

Kosova është gurrë e pashtershme e talenteve edhe në gjimnastikë, në të cilën po vije një emër i ri!

Është fjala për vogëlushen simpatike Liza Kika, e cila ende nuk i ka mbush 6 vite, shquhet me lëvizjet e saja gjimnastikore.

Liza është anëtare e klubit ‘Omnixsport” nga Prishtina, e cila ka një vullnet të pashoq për stërvitje dhe ka shpirt garues.

Talentja bën rrotullime në ajër me aq mjeshtëri që të lë pa fjalë kur merret parasysh edhe mosha që ka. 

Gjimnastja e talentuar ka një synim: Të përsoset sa më shumë që në një të ardhme të jetë një emër i fuqishëm edhe në rrafshin ndërkombëtar. 

Image

Liza punon me përkushtim, kryen me përpikëri udhëzimet e trajnerit dhe po ashtu e ka përkrahjen e madhe edhe të prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat