Gjemajl Ademi një djalosh që me prejardhje është nga Ferizaj por që jeton dhe ushtron në Belgjikë ka shënuar 10 vjet që ushtron sportin e karatesë në këtë vend dhe për këtë kohë sa ka ushtruar është shprehur shumë i kënaqur me sukseset e tija që i ka arrit në arenën për sporte luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar dhe se synimi i tij është që një ditë të bëhet karateist profesionist.
“Me sportin e karatesë kam filluar nga mosha 10 vjeçare sepse qysh nga fëmijëria kisha pasion për Artet Marciale. Kështu u regjistrova në karate klub “Asahi Poperinge” ku trajnerët ishin belg.
Ata më pranuan shumë mirë në klub dhe pas 8 muajve ushtrime më futën në një ndeshje zyrtare Ndeshjen e parë oficiale e kam pasur pas 8 muajve stërvitje, mirëpo debutimin nuk e kam pasur të suksesshëm dhe kjo më motivoi edhe më shumë që të vazhdoj me karatenë. Kështu karriera ime u ndërtua me disa suksese duke u shpall 2 herë kampion i Belgjikës tek seniorë, mandej kam triumfuar edhe në Holandë, Gjermani si dhe isha i argjend ne kampionatin botëror WTKA në Itali (2014), i bronztë në kampionatin evropian IBF (2016) si dhe i artë në kampionatin botëror IBF Gjermani (2015)”, deklaroi Gjemajl Ademi, duke shtuar se synimi i tij është që një ditë të bëhet karateist profesionist.
“Momentalisht kam 21 vjet dhe synimi im është që të ngjitem sa më lartë sepse e dua këtë sport dhe po jap gjithçka nga vetja. Familja ime është krenar kur fitoj ndonjë titull dhe kam shumë mbështetje nga ata dhe i falënderoi publikisht.
Bashkëpunime kam shumë me sportist shqiptar dhe kemi respekt, ndërkohë edhe ushtrimet shpesh i bëmë së bashku”, thotë Ademi, duke shtuar se në Belgjikë ky sport është shumë i zhvilluar ku ka mbi 100 klube dhe ka shumë karatistë, por mendon se duhet karateja në këtë vend më shumë të financohet nga shteti.