Kjo është zgjidhja për ti ikur trukimeve në Superligë sipas kryetarit të Niklit

Sporti

Kjo është zgjidhja për ti ikur trukimeve në Superligë sipas kryetarit të Niklit

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:44
Naser Ramaj

Gjatë ditës së djeshme shumë kryetar të klubeve kanë shprehur pakënaqësit e tyre rreth referimit në Superligën e Kosovës.

Më i zëshmi ishte kryetari i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj i cili është shprehur se shumë prej gjyqtarëve të Superligës, janë të shitur së bashku me njerëz brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ndërsa sot në një prononcim, Naser Ramaj tregon zgjedhjen e këtij problemi.

“Të ndahet Superliga nga Federata e Futbollit të Kosovës, ta mbajmë vet skuadrat e Superligës ta udhëheqin këtë ligë. Do të formohet edhe shoqata e Superligës”, tha Ramaj.

Kujtojmë që sot gjatë ditës ka reaguar edhe kryetari i gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani i cili ka thënë se nëse ka fakte kryetari i Feronikelit le ti dërgojë ato Prokurori dhe organet kompetente të merren më to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat