Foto e rrallë, nusja e mrrolur, sportistët e Kosovës në pajton ditën e martesës

Sporti

Foto e rrallë, nusja e mrrolur, sportistët e Kosovës në pajton ditën e martesës

Nga: Kemajl Goca Më: 31 tetor 2019 Në ora: 12:47
Foto e rrallë, nusja e mrrolur, sportistët e Kosovës në pajton ditën e martesës

Janë modestë, flasin shumë pak dhe tërë përqendrimin e kanë në punën profesionale. 
Është çifti i lumtur, ish basketbollisti Arben Bislimi dhe ish volejbollistja Mimoza Shkodra.

Mrekullia tjetër është se të dytë janë nga Gjilani, të dashuruar edhe në sport, por disa herë kanë mospajtime sportive sepse si njëri po ashtu edhe tjetri mendojnë se ishin më të suksesshëm s'e tjetri si lojtar-e aktiv-e.

Dy emra të njohur të sportit, që po e kalojnë jetën bashkëshortore me lumturi sa edhe rrethi e shoqëria ju lakmojnë.

Image

Arben Bislimi dhe Mimoza Shkodra

Arbeni është trajner i basketbollit, ndërsa Mimoza nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovë apo goxha me pushtet, si dhe profesoreshë e shkencave sportive.

Mimoza ka publikuar një foto kur ishte martuar në vitin 2006, kur hypën edhe në pajton duke e bërë edhe më madhështore dasmën. Edhe në foto shihen se sa të hareshëm kanë qenë, paksa Mimoza e mrrolur por Arbeni i buzëqeshur me ato flokë kaçurrela. Plot 13 vite martesë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat