Në Likovë u themelua klubi i shahut Teuta

Sporti

Në Likovë u themelua klubi i shahut Teuta

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:52
Në Likovë u themelua klubi i shahut Teuta

Me 20 shkurt të këtij viti në komunën e Likovës është themeluar klubi i shahut “Teuta”. Ky klub do të garojë në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut në shah. “Teuta” me gara do të fillojë në muajin prill.

Kryetar i klubit është emëruar shahisti i njohur Nexhmedin Sadiku, ndërsa pjesë e klubit janë edhe shahistët e tjerë:Faredin Osmani, Suejd Ibrahimi, Sabri Zenuni, Lirim Jashari, Selver Zendeli, Salim Zenuni, Minir Osmani, Besnik Ibrahimi, Nimetulla Osmani, Fatmir Zimberi, Kamber Ibishi.

Klubi i shahut “Teuta” do të ketë edhe mbështetjen e madhe të referit të mirënjohur europian të shahut, Agim Shemshiu. Ai do të jetë edhe shahist i klubit.

K.SH.“Teuta” tani do të marrë përsipër organiziminn e turneut tradicional të shahut për nder të Fadil Nimanit-komandant Tigri i rënë dëshmor në Vaksincë gjatë konfliktit të vitit 2001 mes UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat