Vajzat e KK Shkupi fituan katër medalje

Sporti

Vajzat e KK Shkupi fituan katër medalje

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:46
Vajzat e KK fituan katër medalje

Këtë fundjavë në Shkup u zhvillua kampionati shtetëror zgjedhor në karate pë moshat nga 10-14 vjeç.

Klubi i Karatesë Shkupi arriti të fitojë katër medalje, prej tyre një të artë dhe tre të argjendta.

Aida Ajdini fitoi medalje të artë në kategorinë 50 kg, kurse Qëndresa Zeneli po në 50 kg u stolis me medalje të argjendtë.

Medalje të argjendta fituan edhe Amra Elezi në kategorinë -35 kg dhe Diellza Brahimi në kategorinë -39 kg.

Kësisojë katër karateistet e KK Shkupit do të jenë pjesē e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në kampionatin Ballkanik për pionierē në Stamboll të Turqisë në fund të muajit prill.

Trajneri Sabri Ramadani ështē shprehur i kënaqur me suksesin e arritur të vajzave, duke premtuar suksese të reja edhe në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat