Fikret Shatri jep alarmin, tregon çka po ndodhë mes kufirit Kosovë-Serbi

Sporti

Fikret Shatri jep alarmin, tregon çka po ndodhë mes kufirit Kosovë-Serbi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 17:58
Fikret Shatri jep alarmin, tregon çka po ndodhë mes kufirit Kosovë-Serbi

Ish basketbollisti i mirënjohur, Fikret Shatri, trajner i basketbollit, si gjithmonë të padrejtës i thotë e padrejtë dhe e kritikon ashpërn pavarësisht se cili është. Ai në këto ditë të vështira që po kalon jo vetëm Kosova me virusin korona por e gjitha bota, sot ka gjetur kohë që të vizitojë malet dhe atë edhe në mes të kufirit Kosovë-Serbi, por për një moment mbetur i stepur, i njohur si komandant Shatri!

“Për krejt shoqërinë time në Facebook, kërkoj falje, sepse po ju lodhi me disa postime (duke pasur parasysh, që e gjithë bota po merret me pandemi) të cilat jam duke i bërë, që nuk është as qëllimi, as dëshira të merrem me to, dhe te akuzoj dikë, sepse dëshira e fundit e jetës time, do të ishte të merrem me akuza dhe gjëra rreth kësaj, sepse me dëshirë do bëja jetë të qetë, duke mos apostrohu asnjë person që ka pozite publike, por njerëzit të cilët janë të ngarkuar me përgjegjësi publike, janë duke e shkatërruar këtë vend!

Mua po me pengon, korrupsioni në infrastrukturën e sportit, korrupsioni në nivel qendror dhe lokal, e për këtë, përcjelleni këtë postim, se si një mal i tërë është afër zhbërjes!!!!

Image

Erërat e forta të fillim viti, kanë rrëzuar shumë lisa (Aha), diku rreth 20 sosh, por masakra e prerjes së pyjeve, po vazhdon të gurrat e bardha (stanet e Strellcit), por jo vetëm aty, mbi restoranin Morea, poshtë dhe mbi shkallë të Istogut, Stanet e Strellcit, Gurra të bardha, maja e zezë, ku përtej saj, mali është në rregull, sepse është në territor të Serbisë, ndërsa në pjesën tonë, vazhdon të bëhet prerja e malit!

Gjate vrojtimit tim, vërejta, se edhe ata pak aha, që qëndrojnë në këmbë, janë të shenjëzuar me ngjyrë të kaltër për t’u prerë!

Image

Fikret Shatri

Vërtet nuk e dije çka te them me, shkoj në bjeshkë të kënaqem, përfundoj me kokë dhimbje, pasha Zotin, s'jamë ka di ma çka të them, veç marri e shekullit, turp pa fund, nccccccccccc”, reagon ashpër Shatri, ish basketbollisti shumëvjeçar i Sigal Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat