Njeriu i Gjeneratës së Republikës, Agim Kasapolli, kur publikoi një lajm bombë e që dridhi Serbinë!

Sporti

Njeriu i Gjeneratës së Republikës, Agim Kasapolli, kur publikoi një lajm bombë e që dridhi Serbinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2020 Në ora: 16:46
Njeriu i Gjeneratës së Republikës, Agim Kasapolli, kur publikoi një lajm bombë e që dridhi Serbinë!

Temperament në vitet e 80-ta, temperament në vitet e 90-ta, temperament në vitet e pasluftës! Ky është komentatori i famshëm sportiv (ish basketbollist, ish trajner e ish selektor) Agim Kasapolli, që gjithmonë kërkon drejtësi! 

Njeriu që nuk u tremb kurrë dhe luftoi me të gjitha mjetet të keqen në sportin e Kosovës. 
Agim Kasapolli i takon Gjeneratës së Republikës.  

Kasapolli ka qenë veprimtar i shquar i Gjeneratës së Republikës dhe si shumë herë rrihte tavolinën me grusht kur kishte të drejtë!

Kasapolli është personalitet i rrallë dhe në kohërat më të vështira rrezikoi shumë. 
Ai me mijëra sportistë iu kundërvu agresorit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës. Kasapolli është krenar për sakrificën që kishte bërë. 

Me 5 janar të këtij viti kemi pasur një artikull për Kasapollin, ku mes të tjerat treguam, se ai si i ‘çmendur’ e mori guximin atëkohë, ta publikoi një lajm bombë për Radio Zagreb, që në vitin 1991 kishte vetëm pesë minuta emision shqip për Kosovë.  
Kasapolli e kishte shkruar një letër dhe kishte kërkuar publikisht, që sporti i Kosovës të pavarësohet dhe të ndahet nga ai ish jugosllav, nga sporti i Serbisë, çka edhe rezultoi në ndarjen përfundimtare.

Ky lajm u dha nga Kasapolli në Radio Zagreb, që bëri bujë atëkohë dhe në anën tjetër e tronditi Serbinë pushtuese.
Kasapolli e kishte shkruar letrën dhe përreth dy minuta e gjysmë e kishte lexuar në Radio Zagreb, që shumëkush ishte çuditur se si ky i “çmendur” e pati guximin të bëjë një kërkesë të tillë edhe publikisht! Kjo ishte mrekulli e Kasapollit jo vetëm për guximin por edhe për thurjen e shkëlqyeshme që e kishte bërë të tekstit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat