Kur nuk ka gara, zyrtari i lartë i Kosovës, spërkat miza dhe mushkonja  

Sporti

Kur nuk ka gara, zyrtari i lartë i Kosovës, spërkat miza dhe mushkonja  

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:46
Kur nuk ka gara, zyrtari i lartë i Kosovës, spërkat miza dhe mushkonja  

Është punëtor i madh. Edhe pse është zyrtar i lartë në Federatën e Boksit të Kosovës, kur e ka kohën e lirë edhe punon punë të shtëpisë. Është Latif Demolli, zëdhënës i federatës dhe gjyqtar ndërkombëtar. 

Ai këto ditë ka bërë edhe punë tjera. Në mungesë të garave të boksit për shkak të rrezikut nga Covid 19, Demollit i ka premtuar koha që të merret edhe me spërkatjen e mizave dhe të mushkonjave, që të janë sa më larg shtëpisë së tij. 

Ai shihet edhe në foto, që me aq kujdes i spërkat insektet, që të zhduken dhe mos të shtohen numri i tyre përreth ballkonit të tij.

Image

Ose siç thotë një mik i afër i tij: “Po të kishte ligj për insekte, Demolli do të “arrestohej” sepse është shumë pamëshirshëm ndaj tyre”. Fundja, Demolli është shembull edhe për zyrtarë tjerë të federatave se si punohet edhe në punë të shtëpisë dhe është shumë i thjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat