MakollI: Palestra e Sportit në Istog të pagëzohet më emrin e sportistit të merituar 

Sporti

MakollI: Palestra e Sportit në Istog të pagëzohet më emrin e sportistit të merituar 

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 13:56
MakollI: Palestra e Sportit në Istog të pagëzohet më emrin e sportistit të merituar 

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, propozon që palestra e re e sportit në Istog të emërtohet me emrin e Besim Kabashit.

“Të nderuar, ditëve të fundit kam pas rastin të lexoj shumë shkrime dhe komente rreth emrit të palestrës së sportit në Istog.

Besoj që të gjithë të apostrofuarit në ato shkrime kanë merita.

Ju beje me dije qe sporti dhe sportistët kanë dhënë shumë për Kosovën të respektohen në vendet ku sportistët mund te inspirohen nga idhujt e tyre. 

Federata e Kick-boxit propozon që Palestra e Sportit në Istog të pagëzohet më emrin e sportistit të merituar - Besim Kabashi. Vendimi është i Komunës suaj”, ak shkruar Makolli në profilin e tij në facebook. Duhet theksuar se, Besim Kabashi ka ndërruar jetë në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat