Te bjelloruset shkruhet shqip, paraqitet edhe një foto e Kosovës, ja arsyeja!

Sporti

Te bjelloruset shkruhet shqip, paraqitet edhe një foto e Kosovës, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Te bjelloruset shkruhet shqip, paraqitet edhe një foto e Kosovës, ja arsyeja!

Nuk do të harrojnë kurrë mikpritjen bujare në qytezën e Istogut. 

Nuk do të harrojnë kurrë pritjen dhe përcjelljen që iu në Republikën e Kosovës. 

Mbeten të mahnitur për pritjen dhe respektin që iu bë në Istog. 

Image

Victoria-Berestye shkruan në gjuhën shqiptare në instagramin e saj

Është Victoria-Berestye, klubi më i mirë i hendbollit në Bjellorusi, në konkurrencën e femrave. 

Victoria-Berestye shkruan në gjuhën shqiptare në instagramin e saj: Faleminderit! Po ashtu paraqet edhe foton e shkruar shqip me pamjen e jashtme të bukur të palestrës së sportit në Istog.

Ato në saje të fatit sportiv u kualifikuan në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, pasi takimin e parë e humbën në Istog me 33:30 (me 21 nëntor) dhe sfidën e dytë, e fituan me 32:28 (me 22 nëntor në Istog. 

“Faleminderit! Victoria-Berestye shpreh mirënjohje për klubin e Kosovës, KHF Istogu, për mikpritjen e jashtëzakonshme, kushtet e shkëlqyeshme të jetesës dhe trajnimit ndaj nesh, si dhe për ndihmën aktive në çështje teknike, të cilat na lejuan të tregojmë ndeshjen tonë në vendin e tyre”, ka shkruar klubi bjellorus.

Ky falënderim e bën krenar Faruk Shalën, kryetrajner, klubin dhe tërë qytezën me rrethinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat