Çmenduri, ja sa minuta mbajti frymën nën ujë kroati

Sporti

Çmenduri, ja sa minuta mbajti frymën nën ujë kroati

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:25
Rekord i ri botëror: Ja sa minuta mbajti frymën nën ujë kroati

Një burrë kroat ka vendosur rekord të ri botëror për mbajtjen e frymës nën ujë.

54-vjeçari Budimir Buda Shobat arriti që të thyente në fundjavë rekordin e tij të mëparshëm, duke vendosur kohën e re prej 24 minutash e 33 sekondash

Rekordi u vendos në një pishinë në Sisak, ku Sobat ishte nën mbikëqyrjen e doktorëve, gazetarëve dhe fansave të tij.

Kroati ka vite që stërvit trupin për të pompuar gjak të oksigjenuar në trup dhe sidomos në tru, në mënyrë më të ngadaltë.

Gjithashtu, për të vendosur këtë rekord, kroati thithi oksigjen të pastër disa minuta përpara tentativës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat