Njihuni me modelen Verta, vajza e trajnerit të Kosovës 

Sporti

Njihuni me modelen Verta, vajza e trajnerit të Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:29
Njihuni me modelen Verta, vajza e trajnerit të Kosovës 

E veçanta e familjes Kurteshi, është se e gjithë familja janë sportistë, por njëra vajzë e tyre është modele!

Është familja e Samedin Kurteshit. 

Samedini ka qenë ish hendbollist i dalluar dhe i shumë skuadrave në Kosovë, sot është kryetrajner i KHF Prishtinës (femrat).
Vajza e tij, Verta, është modele. 

Image

Ajo nuk ka më shumë se 17 vjet dhe punon pareshtur për të arritur në majë të botës së modelizmit. Verta është e respektuar jo vetëm në botën e modelizmit.    

Familje nga qyteza e Kastriotit (ish Obiliqi), sportt e kanë për zemër por tani e kanë edhe modelen, kjo e bën të lumtur edhe prindin e saj, Samedini.

Image

Vajza tjetër, Eduarta Kurteshi është hendbolliste e talentuar dhe anëtare e Prishtinës, po ashtu edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja. 

Jo me kaq, Samedini ka edhe dy djem të talentuar futbollistë: Diari dhe Enari.

Image

Një familje që jeton me sportin, por tani krahas sportit me pasion e përcjellin edhe modelizmin, arsyeja është vajza e tyre, Verta. 

Image

Të jesh prind i vajzës sportiste dhe djemve futbollistë, po ashtu edhe vajzës tjetër modele, është dhurata më e bukur për ish hendbollistin Samedini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat