Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e ndalon përdorimin e flamujve të Rusisë dhe të Bjellorusisë

Sporti

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e ndalon përdorimin e flamujve të Rusisë dhe të Bjellorusisë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 16:06
Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e ndalon përdorimin e flamujve të Rusisë dhe të Bjellorusisë

Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës (FIG) i ka ndaluar flamujt dhe simbolet shtetërore të Rusisë dhe Bjellorusisë të përoren në të gjitha garat që i organizon ajo, si përgjigje të vendeve që e sulmuan ushtarakisht Ukrainën.

Komiteti Ekzekutiv i kësaj Organizate është takuar se ka vendosur që të mos shfaqën flamujt rusë dhe bjellorusë, por as simbolet e tyre, deri në një njoftim të ri.

Kampionati Botëror dhe Kupa Sfiduese e Botës, të planifikuara të mbahen në këto dy vende, janë anuluar, derisa Rusisë dhe Bjellorusisë nuk do t’i jepet asnjë organizim deri në një njoftim tjetër.

Botërori i Gjimnastikës ishte planifikuar të mbahej në Oktyabrskiy të Bjellorusisë në muajin maj, kurse Kupa Sfiduese e Botës në Moskë në muajin gusht.

FIG po ashtu ka thënë se do t’i fshijë këto dy gara për sivjet.

“Si trup qeverisës sportiv, punë e jonë e para është që t’i mbrojmë të gjithë sportistët tanë, përfshirë këtu mbrojtjen e tyre edhe nga presioni politik”, ka thënë presidenti i FIG, Morinari Watanabe.

“Mendja e jonë shkon tek anëtarët e komunitetit të gjimnastikës në Ukrainë. Sporti është shoqëror dhe solidar. Ne duhet ta shfaqim solidaritetin me anëtarët e familjes sonë, të cilët janë dëshpëruar dhe që t’ua japim dorën e ndihmës për ta siguruar të ardhmen e tyre, shtoi ai.

Banka ruse, VTB ishte sponsor i FIG që nga viti 2009.

Por, në uebfaqen aktuale të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikes nuk figuron më ky sponsor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat