Ministri Çeku thotë se ka mundësi që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të përfundojë në gjyq

Sporti

Ministri Çeku thotë se ka mundësi që Kuvendi Zgjedhor i FFK-së të përfundojë në gjyq

Më: 14 prill 2022 Në ora: 23:47
Hajrullah Çeku

Rreth zgjedhjeve të përfunduara në Federatën e Futbollit të Kosovës, ka folur edhe Hajrullah Çeku, ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

I pari i MKRS-së ka thënë se kanë pasur komunikim zyrtar me FFK-në dhe i kanë njoftuar ata për mendimet e tyre ligjore.

Çeku ka thënë në Kanal 10 se janë duke përgatitur pozicionin përfundimtar i cili mund të përfundojë edhe në instancat gjyqësore.

“Ne kemi pasur një komunikim zyrtar me FFK-në. I kemi njoftuar ata për mendimet tona ligjore rreth rregullsisë, ligjshmërisë së shpalljes së zgjedhjeve të brendshme. Kemi kërkuar sqarime nga FFK për dyshimet që i kemi ngritur”.

Ai tha se në lidhje me këto dyshime dhe sqarimet e kërkuara kanë pranuar përgjigje nga FFK dhe janë duke u përgatitur për pozicionin përfundimtar.

“Ne i kemi pranuar përgjigjet e FFK-së dhe jemi duke u përgatitur për pozicionin përfundimtar i cili mbase mund të përfundojë edhe në instancat gjyqësore”, ka thënë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat