Hitzfield: Guardiola mund ta gjejë Messin në Xherdan Shaqirin

Sporti

Hitzfield: Guardiola mund ta gjejë Messin në Xherdan Shaqirin

Më: 17 janar 2013 Në ora: 21:29

Nënshkrimi i kontratës së Pep Guardiolës me skuadrën gjermane Bayern po komentohet si një hap i madh për futbollin gjerman. Ish trajneri i Barcelonës, i cili fitoi gjithçka me këtë skuadër, pritet ta rikthejë Bayernin në epokat e lavdishme si në Bundesligë ashtu edhe në Champions League.

Por nga Pep Guardiola pritet të përfitojë shumë edhe kosovari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, talenti që është krahasuar shpesh me Lionel Messi.

“A është Xherdan Shaqiri, Lionel Messi i ri? Të dy janë 169 centimetra të gjatë. Të vegjël por eksploziv’, shkruan Blick.

“Guardiola ka treguar me taktikat e tij se gjatësia për të nuk është faktor kryesor. Ai në punën e tij angazhon shumë trupshkurtër si Xavi, Messi apo Iniesta. Xherdani i ka të gjitha që i kërkon Guardiola”, ka thënë trajneri i kombëtares zvicerane, Otmar Hitzfield.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat