Shqipëri-Norvegji 1-1, gol spektakolar i Ramës, Hogli barazon në minutat e fundit

Sporti

Shqipëri-Norvegji 1-1, gol spektakolar i Ramës, Hogli barazon në minutat e fundit

Më: 7 qershor 2013 Në ora: 21:25

(I plotësuar) -Ato minuta të mallkuara, të fundit, më saktë e 87, - ishte ai që solli heshtjen në “Qemal Stafa”, nga ku shptëia e futbollit doli me shije paksa të hidhur, jo për rezultatin, por për mënyrën sesi erdhi, kur të gjithë prisnin vërshëllimën finale për të nisur festën. Gjithsesi Shqipëri - Norvegji 1-1 është një barazim absolutisht për të mos u hedhur poshtë në termin e llogarivë, por mëkat mund të fitonim…
Mund të fitonim një ndeshje të nisur në krahët e euforisë, me ëndrrën e madhe për një hap gjigand drejt botërorit Brazil 2014, ëndërr me të cilën dhanë lamtumirën futbollit ikona të kombëtares si Ervin Skela e Altin Lala duke uruar që të jetë momenti që kjo skuadër të arrijë atë që fati nuk deshi ta bënin ata. Një ndeshje e nisur me flamurin e madh që shpalosej krenar nën sfondin e himnit kombëtar, duke mbledhur aty mijëra endërra emocione, nën logon “Unë besoj”, shpresa të një Shqipërie të madhe nga Shkupi në Tiranë e Prishtinë.

Ëndërr absolutisht të justifikuara, me Shqipërinë e De Biasit të rreshtuar 4-4- 2 që ju deshëmn vetëm 50 sekonda për të treguar dhëmbët kur pas një krosi të Agollit, Mavraj me kokë I tregoi nordikëve se nuk do ta kishin të lehtë. 10 minuta më vonë drithërimat ishin në krahun tjetër të fushës kur pas këmbënguljes së Joshua King Ertrit Berishës ju desh të evitonte në dy kohë rrezikun.
Për të dehur kundërshtarët në minutën e 15-të mendoi Valdet Rama, që avancoi para nga krahu I majtë për të konkluduar me një pasim në shtyllën e dytë kur gjendje Salihi por ujku I golit këtë herë nuk arriti të cojë topin brenda kuadratit. Në të 25 frikë për Mërgim Mavrajn që u gjakos pas përplasjes me King por nuk kishte dëmtim që të mbante jashtë Mejdanit mbrojtësin kosovar që futet sërish në fushë, në të 27 Basha tenton nga larg por godtja qendrore neutralizohet pa problem nga gardiani norvegjez. Në minutën e 30 në zhvillimet e një goditje këndi Erkjiksesn godet rrezikshëm por topi përfundon jashtë…. Shpresat e mëdha ndiezen në të 41-tën…
Kur Valdet Rama mesfushori I Real Vajdojit tregon se në Spanjë ka pasur se ctë mësojë nga Lionel Mesi. Përparon në të majtë futet në zonë dhe gjen të vetmen trajektore të mundshme perfekte për të cuar topin në rrjetën mes kundërshtarve. “Qemal Stafa” ndizet, stafi teknik është në fushë, madje është e vetmja herë kur publikisht kryeministri Berisha cohet në këmbë për të duartrokitur Ramën, nuk bëhet fjalë për kreun e opzitës por futbollistin nga Mitrovica, por kujt i intereson politika, Shqipëria kryeson 1-0 e të gjithë janë në delir.
Kuqezinytë shkojnë në avantazh në dhomat e zhveshjes nga ku kthehen pa ndryshime në formacion, minutat e para të fraksionit të dytë të lojës janë të përgjumura deri sa Basha propozon Vilën, i cili ka kohën për të kontrolluar e goditur por pa shënjstruar siç duhet. Në minutën e 67 është Ervin Bulku që me një penelatë të tijën fton Salihin, por këtë herë është Rune Jarstein që bën mrekullinë ndaj goditjes me kokë të shkodranit, ah ato pak centimetra.

Në minutën e 72-të një skemë e mrekullueshme mund të kishte sjellë golin e sigurisë, por gjithçka përfundon me Vilën që në diagonal gjen anën e jashtme të rrjetës, ndërsa 5 minuta më vonë Basha nuk ia del pak centimetra larg vijës fatale. 12 minuta para fundit De Biazi fut në fushë Osmanin për Salihin me heroin e mbrëmjes së Oslos që del mes ovacioneve të publikut, ndërsa në minutën e 85 është momenti I debutimit për Ergys Kacen që me numrin 19 në shpinë i mer vendin Vilës. Pikërisht kur dukej se gjithçka shkonte drejt një skenari triumfues, historia vendosi të përseritet…
Minuta e 87 sjell heshtjen në “Qemal Stafa”, goditje këndi si shumë të tjera të nordikëve, dhe pas gjatoshëve që bëjnë përpara në mes të zonës gjendet i lirë më i shkurtri, Hogel, është ai me të cilin na ndëshkon dora e fatit..
Kjo me të vërtetë nuk duhej..mundësi është e Ramës ndërsa në sekondat e fundit të shtesës ishte Cani ai që mund të kthente gjithçka dy hapa larg portës por nuk ishte e thënë. Përfundoi me një barazim, keqardhja është vetëm për fitoren e munguar pasi shpresat nuk shuhen, Shqipëria gjendet e dyta në grup me 10 pikë, 1 më shumë se Islanda që mund 4-2 nga Sllovenia dhe një më pak se Zvicra që luan të Shtunën me Qipron në Gjenevë. Llogaritë e kualifikimit mund të bëhen sërish, dhe deri sa ato të na e lejojnë, “Unë besoj…” një pasim që vjen nga këndorja. Norvegjezi Tom Hogli, barazon rezultatin me një goditje me kokë.

PERFUNDON TAKIMI! Pas 4 minutash shtese, arbitri skocez mbyll ndeshjen mes Shqiperise dhe Norvegjise me rezultatin 1-1

94' - Rasti i fundit per Shqiperine: Rama kroson ne zone tokazi, por Cani nuk arrin te devijoje topin.

91' - Zevendesimi i trete per Shqiperine: del kapiteni Bulku dhe futet ne loje Hysaj

90' - Valdet Rama godet nga jashte zone, por topi perfundon jashte pa rrezikuar porten

NORVEGJIA BARAZON! Pas nje goditjeje kendi, lojtari me shtatshkurter i Norvegjise, Tom Hogli, barazon rezultatin me nje goditje me koke

85' - Zevendesimi i trete per Shqiperine: Ergys Kaçe debuton duke zevendesuar Vilen

83' - Karton i verdhe per Migjen Bashen pasi preku topin me dore gjate nje aksioni ne mesfushen kundershtare

80' - Shqiperia me formacionin 5-4-1. Vetem Edgar Cani ne sulm

78' - Zevendesim tek Shqiperia: Tefik Osmani zevendeson Hamdi Salihin. Trajneri De Biazi heq nje sulmues per nje mbrojtes per te ruajtur rezultatin

73' - Armend Dallku ndeshkohet me karton te verdhe. I pari karton per kombetaren tone

72' - Shqiperia serish prane golit te dyte. Nje skeme perfekte e kombetares sone ne goditje standarte, por topi qe perfundon tek Vila nuk goditet mire nga mesfushori

- 70' - Zevendesim tek Norvegjia: Soderlund hyn ne fushe per te zevendesuar Joshua King

67' - Shqiperia prane golit te dyte! Hamdi Salihi godet me koke nje parabol te larte pas krosimit te Bulkut, por topi devijohet nga portieri Jarstein dhe perfundon ne traverse.

59' Vila stopon bukur me gjoks nje top ne hyrje te zones dhe krejtesisht i lire godet keq me te majten nje aksion qe mund te kishte sjelle golin e dyte per tanet

57' - Nje aksion shume i bukur i norvegjezeve: Henrikssen kroson ne shtylle te dyte ku gjendet Hogli, i cili me te majten leshon nje goditje-krosim qe largohet ne fund nga Mavraj

Ne pjesen e dyte per Norvegjine eshte futur ne fushe edhe Valon Berisha me numrin 11 duke zevendesuar El Younoussi

50' - Norvegjia ka nisur me mire pjesen e dyte. Nordiket mundohen te gjejne hapesira, por kuqezinjte mbrohen mire

45' - Nis pjesa e dyte e takimit. Topin e pare e luajne tanet

Pjesa I, Shqipëri-Norvegji 1-0, kombëtarja një hap pranë ëndrrës “Botëror”, shënon Rama

Stadiumi “Qemal Stafa”, aty ku luhet ndeshja Shqipëri-Norvegji, ka marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përvec atyre 19 mijë tifozëve që kanë siguruar një biletë dhe kanë fatin ta përcjellin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajnë frymën para ekraneve televizivë. Eshtë momenti i së vërtetës, një sfidë kyçe dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuese të kuqezinjve tanë. Një fitore ndaj Norvegjisë do të thotë një hap tjetër i madh drejt përmbushjes së ëndrrës së madhe, shkuarjes në finalet e Botërorit 2014, ndaj entuziasmi i tifozëve është i madh dhe i justifikueshëm. Të pranishëm në tribunën VIP është edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Atmosferë e veçantë në prag të ndeshjes

Jane castet e fundit para fillimit te ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.
Në “Qemal Stafa” skuadra shqiptare luan një sfidë të rëndësishme persa i përket ëndrrës për kualfikimin në Botërorin 2014. E madhe eshte edhe pritshmëria e tifozëve që do të mbushin të gjithë shkallët e stadiumit.
Të organizuar, grupet e tifozëve janë takuar në orën 18:00 në qendër të kryeqytetit, ndërsa më pas janë nisur drejt stadiumit ku do te luhet ndeshja. Interesimi për këtë sfidë ka qenë shumë i madh, ndërsa slogani i tifozëve është “Ne Besojmë”…
Ky takim do te ndiqet ne shkallet e stadiumit, mes qindra tifozeve edhe nga kryeministri Sali Berisha, I cili megjithe takimet politike te fushates elektorale nuk do te mungoje edhe ne kete sfide te rendesishme te kombetares. Madje qeveria ka vene dhe nje cmim 200 mije euro per ekipin tone ne rast te fitores ndaj Norvegjise. Kurse kreu i opozites Edi Rama kete ndeshje te kombetares do ta ndjeke permes ekranit ne Berat, ku ndodhet per takimet e fushates

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat