Seedorf: Do rigjejmë harmoninë - Bota Sot
Seedorf: Do rigjejmë harmoninë

Sporti

Seedorf: Do rigjejmë harmoninë

Më: 18 janar 2014 Në ora: 15:49

Clarence Seedorf prezantohet në Milanello si trajneri i ri i Milanit. Holandezi që braktisi Botafogon për të nisur një karrierë të re, kërkon një sukses që në ndeshjen e parë, atë kundër Veronas në "San Siro". Fillimisht ai flet për eksperiencën e re në stolin kuqezi.

"Po përgatitem prej kohësh për momentin kur do të lija futbollin. Dhashë gjithçka në Brazil dhe tani jam gati për eksperiencën e re. Duhet të njoh skuadrën sa më shpejt. Dua të shikoj vetëm përpara. Momentet e vështira të ndihmojnë të rritesh", u shpreh gjatë konferencës për shtyp Clarence Seedorf.

Por cilat janë marrëdhëniet e Seedorf me presidentin? "Me presidentin Silvio Berlusconi kam një marrëdhënie të veçantë. Ka bërë shumë për futbollin italian dhe atë botëror. Jam shumë krenar që kam besimin e tij. Kam një marrëdhënie të mirë edhe me Adriano Gallianin pasi kemi kaluar momente të paharrueshme bashkë".

Një pyetje e paevitueshme në prezantimin e ish mesfushorit vjen edhe për kontaktin e tij të parë me Balotellin.

"Mario është një djalë shumë i ëmbël. Të gjithë i dimë cilësitë që ai ka dhe unë jam këtu për ta ndihmuar të rritet edhe më shumë. Shpresoj që filozofia ime e lojës të dalë në pah sa më shpejt. Sistemi i lojës varet shumë nga lojtarët që ke në dispozicion dhe unë do të luaj me skemën 4-2-3-1 sepse dua të nxjerr në pah cilësitë e futbollit sulmues. Kemi nevojë për shumë kohë por do të ndryshojmë gradualisht2, tha hollandezi.

Në fund, nuk mungon një koment nga ana e Seedorf edhe për objektivat që ai ka këtë sezon.

"Jemi në një pozicion të keq në klasifikim dhe tani duhet të rigjejmë harmoninë. Na nevojitet shumë edhe një marrëdhënie e mirë me tifozët pasi skuadra do të luftojë për të ringjitur Milanin në vendin që i takon2, përfundoi trajneri i Milan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...