Nuk ndalet Partizani, firmos Bunjamin Shabani

Sporti

Nuk ndalet Partizani, firmos Bunjamin Shabani

Më: 13 qershor 2014 Në ora: 21:50


Bunjamin Shabani ka luajtur në dy sezonet e kaluara te Shkëndija e Tetovës dhe tani transferohet me parametra zero..

Partizani zyrtarizoi përforcimin më të fundit për sezonin. Klubi i kuq njoftoi në faqen e tij zyrtare se ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 23 vjecar. Bunjamin Shabani ka luajtur në dy sezonet e kaluara te Shkëndija e Tetovës dhe tani transferohet me parametra zero nga klubi tetovar duke ndjekur në Tiranë trajnerin Shpëtim Duro pas eksperiencës së përbashkët në kampionatin maqedonas. Bunjamin Shabani i cili ka si pozicion të tij të preferuar krahun e djathtë të mesfushës, por mund të luajë dhe në linjën e majtë, ka nënshkruar një kontratë dy vjecare me klubin e kuq me Partizanin që e con në 7 numrin e futbollistëve të angazhuar në merkaton e kësaj vere, pas afrimit të futbollistëve të tjerë si Dashamir Xhika, Idriz Batha, Argjend Mustafa, Lorenc Trashi, Mentor Zhdrella e Arbnor Fejzullahu. Gjithsesi në projektin e Shpëtim Duros për ti dhënë formë të ardhmes priritet në merkato mbetet afrimi i një sulmuesi që të garantojë vazhdimësi para portës kundërhtare duke u kthyer dhe në një pikë referimi për skuadrën në repartin e avancuar.

Në të njëjtën kohë një komunikatë e trajnerit Shpëtim Duro po në faqen zyrtare të klubit konfirmon synimin e trajnerit për të patur nën urdhërat e tij dhe mbrojtësin Ardian Cuculli. Duro përgënjeshtroi disa raportime mediatike sipas të cilave Cuculi është larg Partizanit pasi kërkesat e tij ekonomike nuk përputheshin me kushtet e klubit, ndërsa theksoi se ky lojtar mbetet ndër më të rëndësishmit për ekipin që po ndërtohet për sezonin e ri futbollistik. Duro konfirmon se shqiptaro maqedonasi me të cilin ashtu si dhe me Shabanin ka punuar te Shkëndija e Tetovës konsiderohet pjesë e padiskutueshme e skuadrës ndërsaj shfaqi bindjen e tij se 27 vjecari do të jetë një ndër futbollistët më të mirë të Kategorisë Superiore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat