Tifozëve nuk iu pëlqen logo e re e Flamurtarit - Bota Sot
Tifozëve nuk iu pëlqen logo e re e Flamurtarit

Sporti

E hënë, 22 tetor 2018

Tifozëve nuk iu pëlqen logo e re e Flamurtarit

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 17:55

Logo e re e klubit është dizenjuar nga një piktor vlonjat dhe nuk është bërë nga askush tjetër. Ajo përmban në vetvete flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ngjyrat kuq e zi të fanellës dhe germën e parë të skuadrës. Nuk ka asnjë gjysmëhënë, është thjesht rastësi e dizajnit, asgjë më tepër.

Flamurtari i sezonit të ri pritet të jetë krejtësisht ndryshe. “Revolucioni” ka nisur me marrjen e një trajneri të huaj, çekut Stanislav Levi, me afrimin e disa lojtarëve cilësorë nga brenda dhe jashtë vendit, nga infrastruktura sportive, që përfshin tapetin e stadiumit dhe anekset stërvitore, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe logon e klubit të futbollit vlonjat.

Në faqen zyrtare të klubit bregdetar janë bërë publike uniformat e Flamurtarit, në të cilat janë të stampuara logot e reja. Për të cilat, bëhet ky sqarim: “Logo e re e klubit është dizenjuar nga një piktor vlonjat dhe nuk është bërë nga askush tjetër. Ajo përmban në vetvete flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë, ngjyrat kuq e zi të fanellës dhe germën e parë të skuadrës. Nuk ka asnjë gjysmëhënë, është thjesht rastësi e dizajnit, asgjë më tepër. Sot keni edhe fotot e para të fanellave të reja për sezonin tjetër. Jepni mendimin tuaj.

Për ne janë shumë të bukura….”
Mirëpo, ky hap i drejtuesve të Flamurtarit nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë tifozëve. Njëri prej tyre, lë këtë koment në faqen zyrtare në Facebook të klubit vlonjat: “Zgjedhja dhe zgjidhja më e gabuar e mundshme. Së pari është tejet amatore, një gjellë e madhe, që s’merret vesh ç’bëhet. U skandalizova kur e pashë dhe nuk më besohej se sa injorancë dhe guxim kanë pasur për ta degraduar imazhin në një paçavure të tillë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test