Përbërjet e mundshme Shqipëri-Portugali! Ja kush e ruan Ronaldon!  

Sporti

Përbërjet e mundshme Shqipëri-Portugali! Ja kush e ruan Ronaldon!  

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 15:19

Pak orë na ndajnë nga sfida e madhe Shqipëri-Portugali, e vlefshme për eliminatorët për Euro 2016. Futbollistët shqiptarë janë të mobilizuar për të dhuruar një lojë të madhe dhe duan fitoren, që pothuajse edhe me një këmbë i fut në Kampionatin Evropian. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka ende dyshime për titullarët që do të hedhë sot në fushë përballë Portugalisë në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e lodhshme përballë Danimarkës të premten, por edhe luksi që tekniku i Kombëtares shqiptare ka në pankinë, ka bërë që të ketë dilema për sa u përket lojtarëve që do ta nisin nga minuta e parë përballë yjeve portugezë. Në seancën e djeshme stërvitore të paradites, italiani ka provuar dy formacione të ndryshme, teksa fillimisht në ekipin e titullarëve ka luajtur Xhaka me Kukelin në qendër të mesfush- ës, ndërsa në vend të tyre më pas janë aktivizuar Kaçe me Bashën. Dilemat me sa duket janë vetëm në mesin e fushës, pasi mbrojtja, së bashku me Cikalleshin në majën e sulmit do të mbesin po të njëjtët si në sfidën me danezët. Berat Gjimshiti do të ruajë sulmuesin Ronaldo, kështu raportohet tash për tash.

Shqipëri – Portugali
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Cana, Ajeti, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi.
Portugalia: Rui Patricio, Verinja, Pepe, Carvalho, Eliseu, Adrien, Danilo, Joa Mario, Nani, Dani, Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat