Koreografi speciale për ndeshjen Shqipëri-Portugali - Bota Sot
Koreografi speciale për ndeshjen Shqipëri-Portugali

Sporti

Koreografi speciale për ndeshjen Shqipëri-Portugali

Më: 7 shtator 2015 Në ora: 16:02

Mbretëron një atmosferë impozante jashtë stadiumit “Elbasan Arena”, mirëpo edhe brenda tij ka lëvizje që paralajmërojnë spektakël sonte. Ndeshja Shqipëri-Portugali luhet sonte në orën 20.45, e vlefshme e grupit I të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll.
Në karriget e stadiumit janë vendosur rreth 13 mijë qeleshe dhe 2000 fanella të kuqe, për koreografinë speciale sonte.
Gjithçka është gati për një natë tjetër spektakolare dhe shpresojmë që djemtë kuqezi në fushë do të na dhurojnë një tjetër natë me emocione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...