"La Gazzeta dello Sport” ja si i noton futbollistët Shqipëri-Portugali!

Sporti

"La Gazzeta dello Sport” ja si i noton futbollistët Shqipëri-Portugali!

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 11:07

Gazeta më e madhe në Itali, "LaGazzeta dello Sport" vlerëson Kombëtaren për paraqitjen shumë të mirë të bërë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Portugalisë. Duket e çuditshme pas humbjes, por futbollistët më të mirë në fushë kanë qenë ato të Shqipërisë.

Lorik Cana dhe Taulant Xhaka janë shpallur më të mirët e sfidës duke u vlerësuar me notën 7.5.

Nota shumë pozitive dhe për Berishën, Ajetin, Migjen Bashën dhe Cikalleshin, që kanë marrë notën 7. Ndërkohë në kampin tjetër vetëm Danilo është vlerësuar me 7, ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka marrë një notë kaluese 5.5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat