"Rama i ka fajet për humbjen nga Serbia"

Sporti

"Rama i ka fajet për humbjen nga Serbia"

Më: 11 tetor 2015 Në ora: 11:26

Shumica e kombëtareve dhe klubeve botërore, u ofrojnë premi lojtarëve para ndeshjeve të mëdha, për t’i motivuar për suksese, megjithatë kjo nuk ka ndodhur me Kombëtaren e Shqipërisë.

Aleanca Kuq e Zi, e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për shkak se nuk u ka ofruar premi lojtarëve të Kombëtares, në rast të kualifikimit në ‘EURO 2016’.

“Qeveria asnjë premio financiare për kualifikim 11 futbollistëve. Servilizmi Ramës ndaj Serbisë theu patriotizmin e miliona shqiptareve. Tifozat shqiptar u trajtuan më keq se në Beograd”

“Edi Rama sillet si kryetrajner politik i kombëtares. Qeveria duhet të sponsorizoje futbollistët në rast fitore dhe kualifikimi. Ata nuk mundësuan vajtjen e asnjë tifozi në Armeni. Tersi Edi Rama nuk ndodhet sot ne stadium. Mungesa e tij, është shans i madh për fitore”, thotë Aleanca Kuq e Zi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat