Prishtina e vitit 1988, foto emocionuese - Bota Sot
Prishtina e vitit 1988, foto emocionuese

Futboll

Prishtina e vitit 1988, foto emocionuese

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2016 Në ora: 19:38
KF Prishtina e vitit 1998

Kjo fotografi sigurisht se do të emocionoi gjeneratën e vjetër që e kishte përcjell me gjithë zemër klubin e futbollit Prishtina në vitet e 80-ta. Fotografia është e vitit 1988, kur ishte edhe edicioni i fundit i Prishtinës në Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia, kur ishte largua nga elita pas pesë viteve (1983-88). Prishtina ishte plot pesë vite anëtare e asaj lige, por madje disa herë ishte e dëmtuar nga gjyqtarët, por edhe ia kishin lakmi shumë klube për atmosferën e krijuar që shumë herë tubonte mbi 30 mijë shikues, ka pasur raste edhe deri në 40 mijë veta. Në fotografi shihen kur ishin ndihmëstrajnerë Ramadan Cimili e Erdogan Celina, aty janë shumë futbollistë, që do t’i veçonim disa prej tyre, si Ardian Kozniku, që më vonë luajti në Hajduk, Dinamo Zagrebi, Le Havre, Bastia etj. dhe me Kroacinë fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Është Mensur Nexhipi, Arbnor Morina, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu,  Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Abdyl Bellopoja, Fahredin Duraku etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...