Valbona Tuci sprovojë garuesit në Poloni, shënon rezultat të mirë

Sporti

Valbona Tuci sprovojë garuesit në Poloni, shënon rezultat të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:36
Valbona Tuci

Shenjëtaria është prej sporteve me peripeci të shumta sidomos shenjëtarët nuk kanë kushte të mirëfillta as për stërvitje si në poligonin e Kosovës po ashtu edhe në Tiranë.  Shenjëtarja e kombëtares së Shqipërisë, Valbona Tuci, anëtare e KSh Studentit nga Tirana, disa muaj ka stërvitur në poligonin e Bialystokut të Polonisë, duke e rritur edhe më shumë precizitetin e saj. Ajo mori pjesë në një garë në Poloni duke arritur rezultat jashtëzakonisht të mirë. Rezultati i mirë i saj bëri që disa klube të interesohen për të dhe t’ia afrojnë dhe kushtet të volitshme. Ajo në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon arsyet pse refuzon ofertën e klubit polak Bialystokut dhe për dallimin e infrastrukturës në poligonin e Bialystokut në krahasim me atë të Tiranës e të Prishtinës.

“Bota sot”: Pothuajse dy muaj stërvitet në poligonin Bialystokut, a jeni në formën më të mirë?

Valbona Tuci: Po, shumë më mirë dhe kjo falë punës po vij gjithnjë e në rritje. Përveç se kalova shumë mirë me vëllain tim në një vend të ftohtë por të mrekullueshëm, Polonia më solli edhe një eksperiencë të re në sportin e qitjes.

“Bota sot”: Çfarë ishin kushtet?

Valbona Tuci: Vëllai me ndihmoi duke kontaktuar me një klub sportiv në Poloni dhe ata pranuan që unë të stërvitesha në mjedisin e tyre. Kushtet ishin shumë të mira dhe mendoj që edhe shefi i klubit tim Studenti, Blendi Nallbani ka filluar të përmirësojë kushtet për stërvitjen në kushte më të mira.

“Bota sot”: Rezultati juaj tejkalon parashikimet?

Valbona Tuci: Mora pjesë në një garë, me 200 pjesëmarrës ku arrita të marrë 395.4 pikë, rezultati më i lartë për mua dhe kjo falë stërvitjes atje dhe këshillave të marra nga trajneri atje në Poloni Adam Pogorzelski, u rendita e 5-të në garën në disiplinën me pushkë dhe në vend të 11-të në garën e hapur midis vajzave dhe meshkujve.

“Bota sot”: Klubi polak Bialystokut iu afrojë kushte të mira?

Valbona Tuci: Po, klubi në qytetin e Bialystokut ku unë u stërvita më ofruan që të regjistrohem në klubin e tyre, duke qenë se u habiten nga rritja ime e shpejtë në rezultat në një kohë të shkurtër stërvitshmërie. Më ofruan regjistrim në klubin a tyre me përfitim bazën materiale që nevojitet si dhe pagë. Ishte një ofertë shumë e mirë, por është sekret.

“Bota sot”: Vazhdoni me KSh Studentin?

Valbona Tuci: Për momentin po.

“Bota sot”: Çfarë veçuat në aspektet e poligonit në Poloni, çfarë dallohej nga ajo në Kosovë e Shqipëri?

Valbona Tuci: Në një bashkëbisedim me trajnerin atje, ai me tha që edhe tek ne tani kanë ndryshuar Kushtet. Sepse atje ishin pajisjet elektronike të avancuara, gjë që të lehtësonin garën. Iu tregova edhe kushtet e klubit tim aktual Studentit dhe në përgjithësi, nuk kishin shumë ndryshime përveç pajisjes elektronike të figurave ku gjuajmë, ku nuk është e nevojshme t’i ndërrosh figurat vetë. Dhe është normale që ne kemi nevojë për përmirësime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat