Çfarë kërkon Komiteti Olimpik i Kosovës nga Federatat Sportive, klubet sportive?

Sporti

Çfarë kërkon Komiteti Olimpik i Kosovës nga Federatat Sportive, klubet sportive?

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:15
Ilustrim

Publikohet draft rregullorja e hartuar nga grupi punues për Ligjin për Sponsorizim, kërkohen komente dhe sugjerime nga palët e interesit

Është publikuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport draft rregullorja e hartuar nga grupi punues që derivon nga Ligji për Sponsorizim.

Kjo draft rregullore përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Për procedura të mëtutjeshme, në mënyrë që kjo rregullore të bëhet kuptimplotë, MKRS kërkon nga të gjitha palët e interesit, të japin kontributin e tyre përmes komenteve.

Me këtë rast, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon nga Federatat Sportive, klubet sportive, që të japin idetë dhe komentet e tyre. Afati për dërgimin e tyre, në e-mailin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të MKRS-së, është 15 ditë.

Pas pranimit të komenteve, Komisioni shqyrton komentet dhe idetë e dhëna dhe ia përcjellë ministrit për Kulturë, Rini e Sport, z. Kujtim Gashi për nënshkrim, thuhet nga KOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat