CIES, renditja e futbollistëve më besnikë kryesohet nga 2 italianë - Bota Sot
CIES, renditja e futbollistëve më besnikë kryesohet nga 2 italianë

Sporti

E diel, 21 tetor 2018

CIES, renditja e futbollistëve më besnikë kryesohet nga 2 italianë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:08
Ilustrim

Gianluigi Buffon është lojtari më besnik i pesë kampionateve kryesore të Europës. CIES, observatori ndërkombëtar i futbollit ka publikuar një klasifikim mbi futbollustët më besnikë dhe Gigi Buffon, prej 17 vitesh tek Juventus, është në krye.

Numri një i Juventus ka parakaluar një tjetër italian, Sergio Pellissier, te Chievo prej 16 vitesh e gjysmë. Pas tyre vijne Andres Iniesta, te Barcelona prej 16 vitesh, dhe Daniele De Rossi, te Roma prej 15 vitesh e gjysmë.

Ja klasifikimi i plotë:

GIGI BUFFON – Juventus, 17 vite
Sergio Pellissier – Chievo 16.5 vite
Andres Iniesta – Barcelona 16 vite
Roman Weidenfeller – Dortmund, 16 vite
Leon Britton – Swansea, 15.5 vite
Laurent Pionner – Montpellier, 15.5 vite
Daniele De Rossi – Roma, 15.5 vite
Xabi Prieto – Real Sociedad, 15 vite
David Gracia – Las Palmas, 15 vite
Loic Perrin – St. Etienne, 15 vite
Julian Speroni – Crystal Palace, 14 vite
Lionel Messi – Barcelona, 14 vite
Alexander Meier – Frankfurt, 14 vite
Sergio Ramos – Real Madrid, 13 vite
Giorgio Chiellini – Juventus 13 anni
Francesco Magnanelli – Sassuolo, 13 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test