Gjesti i Federatës Spanjolle që ia tregoi derën trajnerit, ky model duhet të merret edhe në Kosovë - Bota Sot
Gjesti i Federatës Spanjolle që ia tregoi derën trajnerit, ky model duhet të merret edhe në Kosovë

Sporti

E enjte, 18 tetor 2018

Gjesti i Federatës Spanjolle që ia tregoi derën trajnerit, ky model duhet të merret edhe në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:03
Julen Lopetegui

Trajnerët e të gjitha sporteve në Kosovë duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë se nuk mund të jenë edhe trajner në klube edhe trajner në kombëtare pavarësisht se cilit sport i takon, sepse vetëm dëme i shkaktojnë sportit. Gjesti i Federatës Spanjolle të futbollit që shkarkoi Julen Lopetegui sepse nuk ishte korrekte prej anës së tij të emërohet trajner në Real Madrid e këndej të ishte si përzgjedhës në Kombëtare. Ky gjest duhet të ndiqet edhe në të gjitha sportet tona sepse të jesh trajner andej edhe këndej, kjo është e pakuptueshme.  Sepse Federata Spanjolle as pesë pare nuk i dha për shkarkimin e Julen Lopetegui ani se nesër nisë Kampionati Botëror dhe ia tregoi derën, ky është një gjest fenomenal. Edhe trajnerët e sporteve tona duhet ta kenë të qartë këtë model.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test