Kosova në Olimpiadën e shahut në Gjeorgji!

Sporti

Kosova në Olimpiadën e shahut në Gjeorgji!

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:52
Afrim Fejzullahu

Nga 23 shtator deri më 6 tetor të këtij viti në Batumi të Gjeorgjisë do të mbahet Olimpiada e shahut në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave. Në të do të marrë pjesë edhe kombëtarja e Kosovës me dhjetë shahistë (pesë shahistë meshkuj dhe pesë femra). Ekipin e meshkujve do ta përbëjnë: Afrim Fejzullahu (kapiten), Nderim Saraci, Murtez Hondozi, Përparim Makolli dhe Endrit Uruqi. Ndërsa ekipin e vajzave do ta përbëjnë: Ndriqona Saraqi, Nita Saraqi, Rinesa Saraqi, Elfete Vitia dhe Hafife Kollari. “Në këtë Olimpiadë do të marrin pjesë përafërsisht 170-180 shtete, kurse ne synojmë mesin e tabelës ose aty nga vendi 75-85”, u shpreh kapiteni i Kosovës, Afrim Fejzullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat