Kushëriri i Khabib: M**i irlandez më goditi, ama ia ktheva duke e grushtuar dy herë

Sporti

Kushëriri i Khabib: M**i irlandez më goditi, ama ia ktheva duke e grushtuar dy herë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 17:10
Kushëriri i Khabib Nurmagomedov

Kushëriri i Khabib Nurmagomedov e ka përshkuar përleshjen pas meçit mes Khabibit dhe Conor McGregorit. Ai ka thënë se ishte goditur nga irlandezi, por pastaj e kishte grushtuar atë dy herë.

Pak sekonda pasi e detyroi irlandezin ta dorëzojë meçin në rundin e katërt, rusi e kapërceu kafazin dhe u vërsul drejt ekipit të McGregorit, duke e nisur një përleshje.

Përleshja kishte vazhduar për disa minuta, përderisa stafi i sigurimit kishte tentuar t’i qetësonte edhe McGregorin edhe Khabibin, por edhe ekipet e tyre.

“Shkurtimisht, unë u ngjita në kafaz. Ai m**i irlandez më goditi. Por, as unë nuk u zmbrapsa. Bam, bum! – Unë e godita atë dy herë”, ka thënë kushëriri i Khabibit.

Për shkak të kësaj përleshjeje, Khabibit mund t’i merret titulli i kampionit të peshave të lehta. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i UFC-së, Dana White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat