Aksident në Strugë, humb jetën një person

Struga

Aksident në Strugë, humb jetën një person

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Foto Ilustrim

Një këmbësor 52-vjeçar nga Struga ka ndërruar jetë në një aksident në komunikacion pasi u përplas nga një automjet pranë zonës industriale në Strugë.

SPB Ohër njoftoi se aksidenti ndodhi më 21 të këtij muaji në orën 20:55 në autostradën Strugë – Qaf Than, kur një automjet i panjohur goditi këmbësorin N.N. (52) nga Struga.

“Personi është transferuar në spitalin e Strugës ku janë konstatuar lëndimet.

Shoferi i automjetit ka lëshuar vendin e ngjarje pas aksidentit, ndërsa pas kryerjes së ekspertizës nga prokurori publik dhe ekipeve policore, janë marrë masat për zbardhjen e rastit”, thotë Stefan Dimovski nga SPB Ohër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat