Gjendet një person i vdekur në Strugë

Struga

Gjendet një person i vdekur në Strugë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një 67-vjeçar nga Struga është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Strugë.

Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se rasti në policinë e Strugës është raportuar dje në ora 13:00.

“Gjatë kontrollit të kryer nga ekipet e Prokurorit Publik dhe Policisë, është konstatuar se në dhomën ku është gjetur A.K. paraprakisht ka shpërthyrr zjarr, i cili nuk është përhapur në dhomat e tjera, sqaroi Dimoski.

Mjeku i Ambulancës ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat