Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur

Struga

Merko: Në Strugë nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:26
Ramiz Merko

“Komuna e Strugës nuk ka asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, dhe nuk ka ndërtime në zonën e mbrojtur”.

Këtë e ka thënë kryetari i Strugës Ramiz Merko, pas njoftimit të ministres së Kulturës Irena Stefoska, se do t’i propozojë Qeverisë që të shqyrtojë mundësinë për marrjen e ingerencave nga Komuna e Ohrit dhe Strugës, në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

“Disa herë kam deklaruar dhe tani e them të njëjtën se ne nuk kemi asnjë problem me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Plotësisht kujdesemi për zonën rreth liqenit që të mos ketë ndërtime, as pa leje, as me leje. Jemi të përgjegjshëm dhe në asnjë rast nuk rrezikojmë trashëgiminë kulturore dhe natyrore për ruajtjen e statusit në UNESCO”, tha MErko.

Ndryshe, më herët Komuna e Strugës kërkoi që të lirohet nga kompetencat në fushën e urbanizmit, por nga Ministria për Lidhje dhe Transport thanë se një gjë e tillë nuk është mundur ligjërisht.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat