Strugë,inspektim në terren për deponinë

Struga

Strugë,inspektim në terren për deponinë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Seanca e sotme nga procesi gjyqësor për deponinë e Strugës u mbajt në terren me një inspektim në terren për ekspertizë dhe përcaktimin e fakteve në lidhje me dëmet e deponisë.

Në parcelën në të cilën shtrihet deponia, e cila sipas avokatit Gligorie Katoski, ndodhet vetëm 500 metra nga shtëpitë e para në qytet, 600 metra nga lumi Drini i Zi dhe 1,200 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit, mbi 40.000 ton mbeturinat depozitohen çdo vit.

“Ky përbindësh, i cili ndodhet afër Strugës, duhet të zhvendoset. Qëllimi i inspektimit të sotëm në vend është të bindim gjykatën, publikun dhe palët në procedurë për madhësinë dhe dëmtimin e mundshëm nga deponia. Mijëra tonë të të gjitha llojeve të mbeturinave, shtazore, mjekësore – janë grumbulluar këtu, gjë që vërteton dëmtimin e kësaj deponie”, tha Katoski.

Sipas tij, mungesa e Ministrit të Mjedisit dhe Kryetarit të Komunës së Strugës, në seancën e sotme gjyqësore, tregon mungesë serioziteti në zgjidhjen e problemit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat