Imazhe të zhveshura të grave janë krijuar nga fotot e mediave sociale dhe janë shpërndarë në internet

Teknologji

Imazhe të zhveshura të grave janë krijuar nga fotot e mediave sociale dhe janë shpërndarë në internet

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Imazhe të zhveshura të më shumë se 100,000 grave janë krijuar nga fotot e mediave sociale dhe janë shpërndarë në internet, sipas një raporti të ri.

Rrobat u hoqën në mënyrë digjitale nga fotografitë e grave nga Inteligjenca Artificiale dhe u përhapen në aplikacionin e mesazheve Telegram, shkruan BBC.

Disa nga ato që ishin në shënjestër “duket se ishin nën moshë”, tha raporti nga kompania e inteligjencës Sensity.

Image

BBC ka testuar softuerin dhe ka marrë rezultate të këqija.

Deepfakes janë imazhe dhe video të krijuara nga kompjuteri, shpesh realiste, të bazuara në një model real.

Një nga përdorimet e tij ka qenë krijimi i videoklipeve pornografike të falsifikuara të personave të famshëm.

Roboti i mundësuar nga inteligjenca artificiale jeton brenda një kanali privat të mesazheve në Telegram.

Përdoruesit mund t’i dërgojnë atij një foto të një gruaje dhe ai do t’i heqë rrobat në mënyrë digjitale brenda disa minutave, pa asnjë kosto.

Një aplikacion i ngjashëm u mbyll vitin e kaluar, por besohet se ka versione të tij në qarkullim.

Telegram nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Sensity raportoi se midis korrikut 2019 dhe 2020, rreth 104,852 gra kanë qenë në shënjestër dhe kanë pasur imazhe të rreme të zhveshura të tyre të ndara publikisht.

Hetimi zbuloi se disa nga gratë në imazhe ishin nën moshë, “duke sugjeruar që disa përdorues kryesisht po përdornin robotin për të gjeneruar dhe ndarë përmbajtje pedofilike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat