Universiteti i Tetovës telegram ngushëllimi për profesoreshën Valbona Çiço – Shabani

Tetova

Universiteti i Tetovës telegram ngushëllimi për profesoreshën Valbona Çiço – Shabani

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:08
Valbona Çiço – Shabani

Përmes këtij telegrami ngushëllimi, ndajmë dhimbjen tonë për ndarjen nga jeta të Valbona Çiço – Shabanit, profesoreshës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Profesoresha Valbona, njëra prej figurave të njohura për opinionin publik, ka dhënë kontribut të vyeshëm në fushën e gazetarisë, por në dekadën e fundit ajo punoi me pasion dhe përkushtim në arsimin e mesëm dhe të lartë.
Me punën dhe integritetin e saj, ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në Universitetin e Tetovës, përkatësisht në katedrën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe të Fakultetit Filologjik.

Ndarja nga jeta, është humbje e madhe jo vetëm për familjen e saj të respektuar, nxënësit, studentët, miqtë, kolegët, por edhe për arsimin shqip në vendin tonë.
Ngushëllimet më të thella familjes dhe mbarë opinionit publik.

U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat