Edhe në Tetovë do të ndërtohet spital modular për pacientët me COVID-19

Tetova

Edhe në Tetovë do të ndërtohet spital modular për pacientët me COVID-19

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 19:19
Foto Ilustrim

Objekt montues në të cilin do të vendosen pacientët me COVID-19, do të ndërtohet edhe në qytetin e Tetovës. Këtë e ka paralajmëruar Shtabi i Krizave pranë Komunës së Tetovës në mbledhjen e mbajtur sot.

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, kërkoi që qytetarët të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të ulet numri i personave të shtruar në spital.

“Autoritetet shëndetësore gjithashtu informuan se këto ditë do të fillojë ndërtimi i spitalit modular për COVID-19, që është njëri nga 17 që do të ndërtohen në qytetet e vendit. Komuna e Tetovës e ka siguruar të gjithë dokumentacionin dhe e ka miratuar planin urbanistik për ndërtimin e këtij objekti në kuadër të Qendrës Klinike në Tetovë”, tha Arifi.

Ndërsa nga Spitali Klinik i Tetovës informuan se deri sot ka 12 shtretër të lirë për pranim të pacientëve me coronavirus.

Sipas të dhënave të Shtabit të Krizave numri i rasteve ative në Tetovë the pesë komunat përreth është 984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat