Zjarrfikësit e Tetovës vazhdojnë protestat, thonë se do të dalin nëpër rrugët e qytetit

Tetova

Zjarrfikësit e Tetovës vazhdojnë protestat, thonë se do të dalin nëpër rrugët e qytetit

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ka vazhduar edhe sot protesta e zjarrfikësve të Tetovës, të cilët, për të tretën ditë me radhë protestojnë për siç thonë ata, shkeljen e të drejtave të tyre që iu takojnë me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe Marrëveshjen Kolektive.

Edhe pse ditë më parë ata paralajmëruan radikalizim të protestave, sot deklaruan se do i ndërpresin protestat deri të premten.

Ndërsa i bënë thirrje kryetares së komunës Teuta Arifi, që të hap derën për takim, ose në të kundërtën, nga java e ardhshme, protestat do të zhvendosen nëpër rrugët e Tetovës.

Zjarrfikësit e Tetovës, sot potencuan për të tretën herë me radhë, se kërkojnë shtesat e rrogës të cilat iu takojnë me Ligj, ashtu sikurse paguhen gjithë zjarrfikësit në qytetet tjera të vendit, siç është shtesa për punën gjatë fundjavave, festave, por edhe orarin shtesë të punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat