Shtegu i biçikletave në Tetovë ulën numrin e vendparkimeve

Tetova

Shtegu i biçikletave në Tetovë ulën numrin e vendparkimeve

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

“Me vendosjen e shtegut për biçikleta qyteti i Tetovës në mënyrë automatike do të humbë nga 300 deri në 400 vendparkime” .

Dhe kjo do të ndodhë për shkak se gjerësia e rrugës në këtë pjesë është shtatë metra dhe për të funksionuar edhe dy korsi si dhe shtegu për biçikleta, vend parkimi në pjesën më të madhe të bulevardit Ilindeni do të jetë i ndaluar.

Nga Komuna e Tetovës e pohojnë një gjë të tillë duke thënë se me lëshimin e autobusëve urban vendparkimi në pjesën më të madhe të këtij bulevardi do të jetë i ndaluar.

“Në bulevardin e Ilindenit respektivisht ne pjesën nga Gjykata Themelore në Tetove e deri tek rrethrrotullimi ne kryqëzimin me bulevardin Bllagoja Toska, pas përfundimit të projektit të shtegut për biçikleta, nuk do të lejohet parkimi i veturave përgjatë kësaj pjese të bulevardit, me qëllim që të mundësohet qarkullim i lirshëm dhe i pandërprerë i komunikacionit dhe në veçanti transportit të organizuar urban, i cili pritet të funksionalizohet shumë shpejt. Ndalesa për parkim të veturave në pjesët anësore të bulevardit do të vlejë gjatë kohës kur do të operojë transporti i organizuar me autobusë, respektivisht E Hënë – e Shtunë nga ora 06:00 deri 22:00”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Por inxhinieri i komunikacionit Blerim Neimi mendon se korsia për biçikleta fillimisht nuk plotëson shumë standarde, pasi që sipas tij njëra është edhe pakësimi I parkingjeve si dhe pengesë e lëvizjes së autobusëve urban.

“Shtegu i biçikletave nuk i plotëson kushtet sepse do të zvogëlojë shumë gjërësinë e rrugës, në anën tjetër komuna planifikon që të organizojë edhe transportin publik urban dhe për këtë arsye do të vështirësojë edhe lëvizjen e lirë të këtyre mjeteve urbane”, u shpreh Blerim Neimi – inxhinier i komunikacionit.

Neimi thotë se në bulevardin e Ilindeit vendparkimet do të pakësohen nga 20 deri në 30% , ku vetëm kjo pesë e qytetit ka afro 1200 vendparkime.

“Tetova edhe më herët por edhe tani ka mungesë të vendparkimeve dhe me shtigjet e biçikletave ne do të humbim akoma vendparkime, kështu që do të duhet të gjendet edhe një mundësi tjetër me kate ose nën kate e kështu me radhë. Shifra e vendparkimeve llogaritet aty tek 1200 vend parkime dhe 23 deri në 30% e kësaj mund të humbë”, shtoi inxhinieri i komunikacionit Blerim Neimi.

Komunës së Tetovës ky shteg për biçikleta i ka kushtuat 3 milionë denarë ndërsa mjetet janë marrë nga mjetet për Punimet e ndërhyrjes për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve të infrastrukturës, që kompania NB Kompani e fitoi një tender me vlerë rreth 13 milion denarë në gusht të vitit 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat