Tetovë, bëhet gati qendra regjionale për vaksinim kundër COVID-19

Tetova

Tetovë, bëhet gati qendra regjionale për vaksinim kundër COVID-19

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë kanë filluar përgatitjet e cila do të shërbejë për imunizimin e qytetarëve kundër Covid-19.

Sipas informacioneve, kjo sallë do të jetë Qendër regjionale për vaksinim, ndërsa kapaciteti për vaksinimi do të jetë deri në 1.500 qytetarë në ditë.

Ndërkaq, vaksinimi në këtë sallë pritet të të filloj më 5 maj.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka njoftuar se pikat për vaksinim masiv që duhet të funksionojnë në gjashtë qytete nga e marta, në ditë do të mundësohet vaksinimi i më shumë se 10 mijë qytetarëve.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Inspektorati Shëndetësor hasi në lëshime të shumta në ndërtimin e kovid-qendrës në Tetovë dhe e njëjta akoma nuk është hapur, edhe pse u paralajmërua para pesë ditëve.

Në Spitalin Klinik në Tetovë arsyetohen se kompania nuk ka ardhur t`i përmirësoj defektet, ndërsa kërkojnë padi ndaj ndërtuesve.

Pos spitalit modular, në Tetovë vonesa u shënuan edhe me fillimin e vaksinimit të popullatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat