Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut

Tetova

Tetova në vend të parë për nga transparenca aktive në rajonin e Pollogut

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 16:49
Komuna e Tetoves

Tetova me 67 për qind transparencë aktive e kaloi Gostivarin në rajonin e Pollogut sipas rangimit të Qendrës për Komunikime Civile që kanë përpunuar Indeksin për transparencë aktive.

Në nivel rajonal, rajoni i Pollogut mbetet si vjet në vendin e parafundit, para rajonit të Shkupit.

“Rajoni i Pollogut ka 49 për qind transparencë aktive që vjet ishte vetëm 48%. Komuna e Tetovës ia mori vendin disa vjeçar të Gostivarit, duke e përmirësuar transparencën aktive për 9 për qind. Në vendin e dytë është Zhelina, duke e përmirësuar transparencën aktive për 21 pikë. Tearca dhe Vrapçishti mbetën në vendet e fundit”, thuhet në Indeks.

Transparenca aktive në Komunën e Tetovës për vitin 2021 është 67.1%.

“Me këtë rezultat, komuna gjendet në grupin e institucioneve me transparencë aktive të ‘mirë’. Me këto pika, komuna ndodhet në vendin e 51-të nga gjithsej 98 institucionet e ranguara”, thuhet në raportin e Qendrës për Komunikime Civile.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat