Tetovë - Gruaja vret burrin, vrasjen e denoncon në polici

Tetova

Tetovë - Gruaja vret burrin, vrasjen e denoncon në polici

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Të dielën paradite, në Policinë e Tetovës, një 39-vjeçare ka denoncuar se ka vrarë bashkëshortin.

Ajo ka thënë se ka përdorur send të fortë gjatë vrasjes së 51-vjeçarit.

“Në orën 11:35 në SPB-Tetovë, A.S (39) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 11:00 në shtëpinë e tyre në Tetovës ka kryer vrasjen e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, me të cilin nuk ka pasur kurorë. Sipas denoncimit, në kryerjen e veprës penale e dyshuara ka përdorur send të fortë”,ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Në vendngjarje është kryer ekspertiza nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipt të SPB-Tetovë, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Pas dokumentimit të rastit kundër A.S do të ngritet kallëzimi përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat