Tetovë: 30 ditë paraburgim për gruan që vrau burrin

Tetova

Tetovë: 30 ditë paraburgim për gruan që vrau burrin

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Ngjarja e cila bëri bujë në media dhe rrjetet sociale, ku gruaja kishte vrarë me çekan burrin e saj në Tetovë, vazhdon të hetohet nga organet e policisë dhe drejtësisë. Deri më tash nuk ka ende sqarime për motivin e kësaj vrasje të rëndë, që tronditi opinionin vendas dhe jo vetëm.

Pasi që policia e Tetovës ka ngritur padi penale për vrasje deri në Prokurorinë e Tetovës, sot gjykatësi hetues në procedurë paraprake i ka shqiptuar masën e paraburgimit për 39 vjeçaren A.S nga Prilepi, e cila ka vrarë burrin e saj A.I (51) nga Tetova.

Ajo është dërguar në burgun në Shkup ku do të kalojë masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Nga Sektori e Punëve të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gruaja vitin e kaluar e kishte denoncuar burrin për fyerje dhe ofendim, gjatë kohës sa kishin qenë duke pirë kafe. Në atë kohë, burri tetovar, tashmë i ndjerë, ishte ftuar në polici dhe kishte qenë i paralajmëruar.

Në ndërkohë, raste tjera të dhunës nuk janë denoncuar në polici për këtë çift. Pasi që gruaja kishte vrarë burrin, vet e kishte denoncuar rastin në polici. Vrasja ndodhi në lagjen 146 në Tetovë, respektivisht në lagjen që ndodhet mbi Arabati Baba Teqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat