Ameti shpreh ngushëllime për vdekjen e Alush Kamberit

Tetova

Ameti shpreh ngushëllime për vdekjen e Alush Kamberit

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 06:47
Alush Kamberi

Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti i Universitetit të Tetovës, shpreh ngushëllime familjes Kamberi.

Telegram ngushëllimi

Të nderuar miq. Sapo u njoftova për ndarjen nga jeta të z. Alush Kamberi, intelektualit dhe veteranit të njohur të gazetarisë në vendin tonë. Një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, profesionit të tij që e ushtroi me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë. Shoqëria shqiptare i është mirënjohëse për punën dhe kontributin e dhënë në lëmin e informimit, në kohë jo të lehta kur edhe filluan shkëndijat e para të proceseve demokratike në vendin tonë.

Ai i takon plejadës së gazetarëve që punuan në televizionin publik – programi në Gjuhën shqipe, përmes të cilit i shërbyen opinionit të gjerë jo vetëm për aktualitetin e kohës, por rëndësi të veçantë i kushtuan edhe veprimtarisë arsimore, kulturore dhe artistike.

Në emrin tim dhe të Universitetit të Tetovës, u shprehi ngushëllimet më thella familjes së tij, miqve, kolegëve dhe mbarë opinionit publik.
U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat