Nuk ka pasur sëmundje kronike 21 vjeçari që humbi jetën nga virusi

Tetova

Nuk ka pasur sëmundje kronike 21 vjeçari që humbi jetën nga virusi

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Mjeku Gëzim Nuredini në takim me gazetarët sqaroi se 21 vjeçari i cili humbi jetën mbrëmë në Kovid Qendrën e Tetovës ka qenë i pranuar më 15 gusht, ndërsa karakteristike ka qenë rezistenca e organizmit ndaj terapisë.

“U pranua në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe pas konsultimin me Klinikën Infektive në Shkup, prindërit refuzuan ta çojmë. U vizitua edhe nga mjekë nga Shkupi, një ditë para se të humbte jetën dhe atë ditë kur humbi jetën. Ka pranuar terapinë sipas protokolleve më të reja për mjekun, por për fat të keq ishte rezistent ndaj terapisë. Sipas të dhënave që i kemi, bëhet fjalë për person pa kromobidete”, tha Nuredini.

Nuredini sqaroi se ka dyshime nëse ka pasur ndonjë sindron, por kjo nuk është zyrtare por sipas përvojës së mjekëve.

“Kjo është serioze, të humb jetën një i ri pa komorbidete, ndërsa mjekët që e kanë kontrolluar dyshojmë për sindromë, por për këtë nevojiten testime gjenetike. Ai nuk ka reaguar ndaj terapisë”, tha Nuredini.

Nuredini bëri thirrje personave të rinj të kenë kujdes për shkak se ata janë bartësit kryesor të virusit.

“Në Tetovë ka shumë të rin të infektuar dhe të mos mendojnë se është nga klima, ftohja dhe duhet të testohen. Ose nëse nuk testohen le të izolohen”, tha Nuredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat